Site icon Telegrafi

Doganat e Maqedonisë konfiskojnë prodhime ushqimore, alkoolike, veshje dhe falsifikate

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë (DDM) bën të ditur se gjatë javës së kaluar, shërbyesit doganorë kanë penguar disa tentime për kontrabandim të mallrave të ndryshme.

Sipas tyre, është arritur kapja e prodhimeve ushqimore, alkoolike, veshje dhe falsifikime tjera.

4.200 kilogram filetë pule i ngrirë është kapur në një automjet transportues me regjistrim të Maqedonisë, duke tentuar që të kaloj në Greqi, përmes vendkalimit kufitar Bogorodica.

Janë kapur 166 litër birrë të markave të ndryshme, në një veturë me regjistrim të Maqedonisë, në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë tentimit për t’u futur në Maqedoni.

Janë kapur 160 palë veshje të ndryshme për fëmijë, gjatë kontrollit të një automjeti me regjistrim bullgar, por me shofer të Maqedonisë, në vendkalimin kufitar Dellçevë.

124 palë prodhimesh të ndryshme janë kapur në një automjet me regjistrim të Maqedonisë, duke tentuar të hyj në vend përmes vendkalimit në Bllacë.

Janë kapur 77 palë syzesh dielli me shenjë të markave të mbrojtura tregtare në doganën në “Aeroporti Shkupi”./Telegrafi/

Exit mobile version