Site icon Telegrafi

Doganat e Maqedonisë konfiskojnë para, mallra të ndryshme, si edhe pengojnë kalime ilegale (Foto)

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Gjatë javës së kaluar, Doganat e Maqedonisë kanë penguar tentime për hyrje ilegale të udhëtarëve në Maqedoni, si edhe më shumë tentime për kontrabandim të mallarve të ndryshëm.

Siç kumtojnë nga Doganat, gjatë kontrolleve janë konfiskuar deviza, vaj ulliri, materiale kishtare, parfume, cigare, pjesë kompjuterike, pompa uji dhe flasifikate tjera.

Në aeroportin ndërkombëtar “Shkupi” janë konfiskuar 13.000 funta britakine, nga një shtetas i Kosovës, që vinte nga Londra. Ai me vete kishte 15.000 funta dhe 7.900 euro, dhe sipas ligjit, i janë kthyer eurot, si edhe 2000 funta, pjesa tjetër është konfiskuar.

Në vendkalimin kufitar në Dojran janë konfiskuar 95 litër vaj ulliri, materiale të ndryshme për përdorim kishtar, si temjan, ujë të parfumosur, dorashka, kandila, fitil.

Gjithashtu, janë kapur edhe mbi 500 parfume të ndryshme, cigare, pompa uji, si edhe u ndaluan tetë migrantë ilegalë, të fshehur në një furgon me targa bullgare./Telegrafi/

Exit mobile version