Site icon Telegrafi

Doganat e Maqedonisë konfiskojnë mbi 25 mijë euro në Tabanoc

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Doganat e Maqedonisë në dy raste të veçanta kanë kapur në vendkalimin kufitar të Tabanocit 16 mijë euro në një veturë me regjistrim të Maqedonisë, duke dashur të dalin nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Te dy personat që iu gjetën paratë, u janë kthyer nga 2000 euro, sipas ligjit, ndërkaq shuma tjetër është konfiskuar. Ndaj tyre janë ngritur edhe kallëzime për kundërvajtje.

Në rastin tjetër, Doganat kanë kapur 270 mijë kruna çeke, apo rreth 10 mijë euro. Edhe në këtë rast, doganat u kanë kthyer 2000 euro personave, ndërkaq pjesa tjetër është konfiskuar./Telegrafi/

Exit mobile version