Sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave, në nëntë muaj e parë të vitit 2018, nga 46 aksionet ndërmarra përkohësisht janë konfiskuar 89.947 mallra.
Më të dyshuar janë prodhimet kozmetike të cilat marrin pjesë me 34 për qind nga numri i përgjithshëm i mallrave të konfiskuar, pasojnë prodhimet e tekstilit me 18 për qind, këpucët me 10 për qind dhe prodhimet tjera me 42 për qind.
Mallrat e falsifikuara shkatërrohen, por nëse bëhet fjalë për veshje ose këpucë, ligji lejon që pasi tu hiqen markat, tu shpërndahen qytetarëve me rrezik social. Në këtë periudhë me vendimin e Qeverisë, pa pagesë janë shpërndarë 1.514 mallra tek shfrytëzuesit e ndihmës sociale./Telegrafi/