Telegrafi

Doganat e Maqedonisë kallëzojnë penalisht tetë persona fizik dhe katër persona juridik

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Drejtoria e doganave të Maqedonisë (DDM) ka ngritur gjashtë padi penale ndaj tetë personave fizik dhe katër personave juridik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të DDM-së, kallëzimet penale janë ngritur për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale ”kontrabandë”, ”prodhim të palejuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorve”, ”shkelje e të drejtës së pronës industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” dhe ”evazion fiskal”./Telegrafi/