Telegrafi

Doganat e ATK-ja 87 milionë euro në janar

Ndonëse ende nuk është miratuar buxheti i Kosovës për vitin 2011, ATK-ja dhe Dogana duket se para vetes kanë parashtruar objektiva, me përmbushjen e të cilave Qeveria e Kosovës do të ketë mundësi të përballoj peshën e shpenzimeve, qoftë për paga, apo për investime kapitale. Në këto rrethana, suksesi mund të matet vetëm duke bërë krahasime me gjendjen e para një viti.

Doganat në janar kanë arkëtuar 46.5 milionë euro, krahasuar me afër 31 milionë euro sa vjelën një vit më parë. Nga kjo del se të hyrat u rritën 50.2 për qind. Ndërkaq, ATK-ja me 33 milionë euro të arkëtuara, nivelin e janarit të vitit të kaluar e ka tejkaluar 89.1 për qind.

Ndërkaq, sa i përket shpenzimeve gjendja është pak më e qetë. Në total janë paguar 36,8 milionë euro, krahasuar me 19,1 milionë euro sa ishin në janarin e vjetëm. Gjatë këtij muaji nuk ka pasur pagesa për rroga, kurse “peshën” më të madhe e kanë investimet kapitale, për të cilat janë paguar 20,8 milionë euro, kurse subvencionet dhe transferet kanë qenë 11,6 milionë euro, apo 31 për qind më pak se para një viti.

Rritja e të hyrave me një përqindje kaq të lartë vjen si rezultat i angazhimeve të ATK-së dhe të Doganës, pasi që ato sivjet duhet të sjellin më shumë para në buxhet. Edhe pse ende pa ndonjë plan të miratuar, është e qartë se Dogana duhet të arkëtoj së paku edhe 120 milionë më shuam se vjet, ndërsa ATK-ja edhe 50 milionë euro më shumë. Vjet, Doganat e Kosovës në buxhet kanë kontribuuar me 698.5 milionë euro, ose dhjetë për qind më shuam se në vitin 2009, ndërsa ATK-ja 220.5 milionë euro, me një rritje 7 për qind. /Qendra/Telegrafi/