Site icon Telegrafi

Dogana vetëm në janar grumbulloj 58.8 milionë euro

Dogana vetëm në janar grumbulloj 58.8 milionë euro

Dogana e Kosovës pas përmbylljes së suksesshme të vitit 2015 ka vazhduar të punojë me intensitet të shtuar në mbledhjen dhe ruajtjen e buxhetit shtetëror.
Të dhënat e para të janarit 2016 tregojnë qartë se ky fillim vit është edhe më i mirë se viti i kaluar, muaji janar 2016 është përmbyllur me 24% rritje të të hyrave.

“Nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (janar 2015) ku janë mbledhur 47,3 milion gjatë këtij viti kemi 58.8 milionë euro . Kurse sa i përket projeksionit të paraparë ne kemi tejkaluar atë për 17.3% më pasi që projeksioni ishte 50.1 milionë kurse janë inkasuar 58.8. Dogana thellësisht është e përkushtuar për të ruajtur dhe grumbulluar taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Dogana shkruan Telegrafi. /Telegrafi/

Exit mobile version