Site icon Telegrafi

Dogana vazhdon me krijimin e lehtësirave tregtare

Dogana e Kosovës si rezultat i kompjuterizimit të procedurave doganore të cilin e ka arritur ta zhvillojë si koncept bashkëkohor, ku tanimë kemi për herë të parë në Ballkan zhdoganimin e mallit pa-letër si dhe shumë procedura të reja të cilat janë zhvilluar si pjesë e reformës së filluar gjatë vitit 2014. Tani Dogana ka në plan që gjatë javës së ardhshme të lansoi tutje procedurën e re elektronike për krijim e lehtësirat për biznesin.

Plani i doganës parasheh që të gjitha dërgesat mallrave të cilat hyjnë në kanalit e verdhë (rreth 80% e të gjitha dërgesave) të përfundojnë procedurat doganore për jo më shumë se 5 minuta nga momenti i deklarimit të tyre, kjo nënkupton që të gjitha deklarata doganore të cilat deri më tani janë proceduar nga ana e oficereve doganor ti kalojnë në procesim sistemit elektronik, vetë sistemi elektronik do ti procedojë deklaratat unike doganore në kanalin e verdhë.

Për këtë qëllim, sot drejtori i përgjithshëm Lulzim Rafuna me bashkëpunëtor takoi kryetarin e Odës Ekonomike Safet Gerxhaliu si dhe kryetarin e agjentëve doganor (shpedicioneve) ku u diskutuan lehtësirat për zhdoganimin e mallrave.

Në ketë takimi drejtori i përgjithshëm Rafuna prezantoi dhe kërkoi mendimin e biznesit si dhe agjentëve doganor lidhur me këtë ndryshim që pritet të ndodhë. Duhet theksuar se kjo iniciativë e doganës u mirëprit nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e agjentëve doganor që ofruan përkrahjen maksimale të tyre.

Gërxhaliu në përfundim të takimit theksoi ”Iniciativat e doganës duhet të zgjerohen edhe tek institucionet tjera, pasi dogana ka bërë shumë për biznesin prandaj edhe ne e përkrahim fuqishëm. Viti 2016 edhe një herë u dëshmua si vit i diskutimit publiko privat me qëllim të avancimit të agjendës ekonomike”

Exit mobile version