Telegrafi

Dogana sqaron moszbatimin e vendimit për masat mbrojtëse për qumështin

Pas komunikatës së rrjetit të organizatave joqeveritare “Avonet” lidhur me moszbatimin e vendimit të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nga ana e Doganës së Kosovës për masa mbrojtëse për qumështin, Dogana ka lëshuar sqarim të situatës.

“Dogana e Kosovës është në pritje të vendimit sipas procedura ligjore qe kërkohen me Kodin Doganor dhe te Akcizave, gjegjësisht neni 9.1 i Kodit Doganor, ku për zbatimin e vendimit të MTI-se për masat mbrojtëse në import kërkohet që vendimi të merret nga Qeveria e Kosovës. Gjithashtu për ketë Dogana e ka njoftuar MTI para datës 23 prill dhe Dogana deri sot nuk ka pranuar asnjë vendim sipas procedura ligjore që kërkohen për zbatim në importin e qumështit nga Bosnja, ku vendoset taksa doganore prej 17 për qind në vlerë. Gjithashtu, ju njoftojmë se Dogana veç është duke i zbatuar disa vendime nga MTI, ku jemi duke zbatuar vendimet për vendosjen e masës se përkohshëm në importin e materialit ndërtimor nga argjila si dhe vendimin lidhur me vendosjen e masave në importin e miellit nga Republika e Serbisë”, thuhet në reagimin e Doganës, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu 'Avonet' kërkon që Dogana të zbatojë vendimin për qumështin

Ne fund, Dogana njofton se çdo vendim të qeverisë e ka obligim ligjor ta zbatoj, si dhe çdo vendim tjetër ku me ligjet ne fuqi kërkohet që Dogana duhet të zbatoj dhe çdo here i ka zbatuar në momentin që kanë hyrë në fuqi. /Telegrafi/