Telegrafi

Dogana shkatërron mallra të falsifikuara

Nëpërmjet një komunikate Doganat kanë njoftuar se gjatë janarit kanë filluar të pranojnë kërkesa dhe marrjen e veprimeve të ndërlidhura me shkeljen e të drejtës pronës intelektuale.

Llojet e mallrave të shkatërruara janë kopjim nga markat botërore si në vijim: Marka TIMBERLAND – Këmisha për te rritur, Pantallona për te rritur, Marka GUCCI – orë dore për të rritur, xhaketa, Marka AMBERCROMBIE – Këmisha për te rritur.

“Të gjitha këto marka ishin të falsifikuara dhe si të tilla i nënshtrohen shkatërrimit.
Dogana e Kosovës i inkurajon të gjitha kompanive të cilët importojnë mallra origjinale të aplikojnë në Doganën e Kosovës për mbrojtjen e markave tregtare të tyre ashtu që ne të ndërmarrim masat doganore për mbrojtjen”.

Dogana paralajmëron kompanitë të cilat importojë mallra të falsifikuara se këto lloj mallra mund t’i nënshtrohen konfiskimit dhe shkatërrimit nëse vërtetohen se shkelin të drejtën e Pronësisë Intelektuale. /Telegrafi/