Site icon Telegrafi

Dogana, rekord në mbledhjen e të hyrave

Sipas, njoftimit, gjatë ditës së enjte janë mbledhur nga dogana 647,407.78 euro, akciza 1.467,666.11 euro dhe TVSH-ja 3.170,944.96 euro.

Deri në javën e parë të korrikut dogana ka mbledhur të hyra prej 299,346,161.73 euro apo 17.7 milionë euro më shumë se përudhen e njëjtë të viti të kaluar.

“Në përgjithësi mbledhja e te hyrave nga Dogana gjate periudhës së parë të vitit është rritur në krahasim me vitin e kaluar kjo si rezultat i profesionalizimin të mëtejmë dhe rritjes së kontrolleve në tërë territorin”, është thënë në komunikatën për media të Doganave të Kosovës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version