Telegrafi

Dogana pjesëmarrëse në seminarin “Rruga drejt Bashkimit evropian”

Fokusi i seminarit "Rruga drejt Bashkimit evropian" është përgatitja për pranimin në BE, çështjet dhe sfidat me të cilat Administratat doganore në rajon ballafaqohen. Gjithashtu qëllim i këtij takimi janë edhe kushte dhe kërkesat e Acquis Communautaire dhe në veçanti kapitujt lidhur me çështjet doganore, ngritja e kapaciteteve operacionale dhe administrative sipas kërkesave të “Blueprint” (planit te BE për Doganë), obligimet dhe standardet që vendet e BE duhet t’i kenë.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Naim Huruglica në cilësinë e kryesuesit të delegacionit kosovar sot do të prezantojë të arriturat e Doganës në fushën e implementimit të standardeve të BE para pjesëmarrësve. /Telegrafi/