Telegrafi

Dogana parandalon 24 raste tentim kontrabande

Ndër rastet e zbuluara si mallra të kontrabanduara janë identifikuar sasi të konsiderueshme të mallrave të ndryshme si derivate të naftës, pije joalkoolike, produkte higjienike, pajisje sanitare, barna tekstil, pajisje elektronike dhe gjëra të tjera.

Rastet e identifikuara shumica prej tyre janë zbuluar në rajonin e Mitrovicës. Nder më të kontrabanduara në ketë veprimtari ishte ajo me derivate të naftës.

Gjate kësaj jave sasia e konfiskuar e derivateve të naftës, në tentim kontrabandimi është rreth 3500 litra. Po ashtu ne ketë rajon janë zbuluar edhe pije joalkoolike Coca Cola të dyshuara për kontrabandim, në sasi rreth 400 litra.

Edhe në pikat tjera kufitare Oficeret Doganore kanë zbuluar disa raste të tentim kontrabandimi të mallrave të ndryshme, vlen të përmendet se në pikën kufitare Glloboçicë janë zbuluar të fshehura 80 pako barna të ndryshme pa banderola.

Të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar, gjithashtu edhe rastet e regjistruara të kontrabandimit i janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore, ndërsa ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra. /Telegrafi/