Site icon Telegrafi

Dogana në aksion kundër kontrabandës

Zyra për informim e Doganave të Kosovës ka njoftuar, se njësitë e saj, janë përqendruar pas dyshimeve për posedim të produkteve të kontrabanduara në tri lokacione në komunën e Ranilukut.

“Në gjitha kontrollet e ushtruara janë gjetur mallra të cilat ishin kontrabanduar. Në bodrumin e njërit prej lokaleve të kontrolluara, është hasur në një sasi të caktuar të Birrave dhe te Verave te pazhdoganuara, te cilat janë konfiskuar, po ashtu edhe një sasi të pijeve alkoolike ‘Rakija’ te ndryshme te cilat gjithashtu janë konfiskuar nga lokali”.

Sipas, zyrës për informim të doganave gjatë operacionit janë konfiskuar, cigare pa banderolë 4400 copa, birra dhe pije alkoolike të ndryshme, 381.5 litër.

Të gjitha mallra janë konfiskuar, ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra. Në këtë operacion kanë marr pjesë edhe njësitë e EULEXIT të cilët kanë monitoruar operacionin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version