Telegrafi

Dogana me inkasimin e borxhit do të krijojë kushte për sundim të ligjit

Fillimisht, Dogana thekson se të gjitha këto borxhe janë taksa të qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilat destinohen për qytetarët dhe për investime publike. Askush nuk e gëzon të drejtën që të punojë me taksa të qytetarëve dhe për ketë arsye në bazë të Kodit të Doganave dhe Akcizës Dogana është e obliguar për t’i mbledhur ato taksa.

Dogana e Republikës së Kosovës duke vepruar sipas dispozitave ligjore të Kodit dhe aktit të delegimit të Drejtorit të ATK-së ka pezulluar të drejtën e importit dhe eksportit deri në pagesën e borxheve nga kompanitë e caktuara, të cilat me vite nuk i kanë paguar borxhet dhe kanë neglizhuar vendimet administrative të Doganës. Qëllimi i vetëm i këtyre kompanive ishte për të punuar me taksa të tatimpagueseve për interesa të kompanive.

Sot, në konferencën e mbajtur nga AKB është theksuar që ky veprim nuk është ligjor dhe duhet pritur deri në vendimin e Gjykatave ashtu që të ekzekutohet. Dogana ri-kujton edhe një herë dispozitat e nenit 13 të Kodit të Doganave dhe Akcizës, që specifikon se ushtrimi i ankesës nuk pezullon ekzekutimin e vendimit, respektivisht në momentin e sjelljes së vendimit nga ana e Doganës, vendimi duhet të ekzekutohet pra borxhi duhet të paguhet.

Borxhet të cilat janë evidentuar nga Dogana për kompanitë të cilat kanë reaguar sot kanë lindur si rezultat i veprave penale të evazionit fiskal dhe kontrabandës. Duhet theksuar që këto kompani kanë edhe kallëzime penale të ushtruara pranë prokurorive kompetente.

Që nga aplikimi i masave të pezullimit kemi marr një përgjigje pozitive pasi që për 5 ditë mbi 80 kompani kanë shlyer borxhet pran Doganës. Shfrytëzojmë rastin t’i ftojmë Asociacionet e Biznesit që të jenë në mbështetje të zbatimit të ligjit dhe ti ndihmojnë bizneset që t’i respektojnë dispozitat ligjore në fuqi.

Dogana me inkasimin e borxhit do të krijojë kushte për sundim të ligjit, do të trimëron investitorët e huaj dhe prodhuesit vendor të cilët janë tatim pagues të rregullte dhe të ndershëm ashtu që të mos dëmtohen nga konkurrenca e padrejtë përmes mos pagesës së taksave nga kompanitë e caktuar.

Dogana e Republikës se Kosovës është e zotuar për respektim të ligjit, mbrojtjes se financave te shtetit dhe krijimin e një konkurrence të barabarte në tregun tonë. /Telegrafi/