Telegrafi

Dogana mbledhë mbi 499 milionë euro

Me këtë trendë të grumbullimit të të hyrave nëpër pika kufitare, Doganat e Kosovës mund edhe të tejkalojnë planin e mbledhjes prej 702 milionë euro për këtë vit.

“Deri në javën e 39 Dogana e Kosovës ka mbledhur 499.3 milionë euro që për momentin është mbi planin për mbledhjen e të hyrave, kurse caku për këtë vit është 702 milionë euro. Ne besojmë se me këtë trend të mbledhjes së të hyrave dogana do të arrijë të tejkalojë projeksionin buxhetor për ketë vit”, tha Stavileci, për Telegraf.

Ai tha se sipas planit për mbledhjen e të hyrave kanë mbledhur më shumë se planifikimi buxhetor. Ndërkaq, në krahasim me vitin e kaluar kanë mbledhur 51.8 milionë më shumë apo në përqindje 11.6 për qind.

Për mbledhjen e të hyrave, sipas zyrtarëve doganor edhe më tej prinë pika kufitare në Hanin e Elezit. /Telegrafi/