Site icon Telegrafi

Dogana mbledh mbi 700 milionë euro të hyra

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancën e mirë në grumbullimin e të hyrave, raporti i fundit financiar tregon qartazi për tejkalimin e nivelit rekord në mbledhjen e të hyrave pasi deri më sot kemi mbledhur 702.6 milionë euro.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci ka thënë se nga janari 2014 e deri më sot dogana ka kaluar shifrën prej 700 milionë euro të mbledhura.

Krahasimi i të hyrave të këtij viti me vitin paraprak sipas tij tregon rritje prej afër 30 milionë euro, pasi që vitin e kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur në këtë periudhë 673 milionë euro.

“Dogana e Kosovës atribuon performancën më të mirë tek disa faktor kyç siç janë, reforma e suksesshme e administratës doganore, rritja e vetëdijes nga bizneset, rritja e disiplinës dhe masave anti-korrupsion, si dhe asistenca e ofruar nga qytetarët në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit”.

“Dogana pret që deri në fund të këtij viti të arrijë mbi 900 milion euro të hyra që paraqesin shifrën në të lart të mbledhur ndonjëherë që nga themelimi i doganës”, ka theksuar Stavileci. /Telegrafi/

Exit mobile version