Site icon Telegrafi

Dogana mbledh 67 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

 

Dogana është duke vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave, edhe gjatë muajit qershor të vitit 2016, është arritur të mbahet trendi pozitiv që nga fillimi i vitit, derisa krahasimi me vitin e kaluar tregon që janë mbi 67 milionë euro më shumë se në vitin 2015.

“Deri tani Dogana e Kosovës arritur të mbledh 429,6 milionë euro derisa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishim 362,4 milionë euro pra rritja e të hyrave me vitin paraprak është për 20 përqind më shumë se viti i kaluar. Derisa me projeksionin buxhetor për vitin 2016 Dogana për momentin është 6 përqind më shumë për këtë periudhë”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Sipas komunikatës, këto suksese i atribuohen tërësisht reformës së filluar në vitin 2014 ku tanimë janë duke u parë efektet e saj pasi që Dogana është shndërrua në një administratë moderne, që përshtatet me nevojat e biznesit dhe sfidat.

Dogana në 16 vite ekzistencë asnjëherë nuk kishte arritur të tejkalonte shifrën prej 1 miliardë euro të grumbulluara derisa trendi aktual i të hyrave tregon qartë se në vitin 2016 do të mblidhen mbi 1 miliardë euro.

Exit mobile version