Telegrafi

Dogana mbledh 400 milionë euro

Angazhimi maksimal i Doganës së Kosovës ka rezultuar që për herë të parë pas 11 viteve të themelimit të Doganës është arritur shifrën rekorde në mbledhje e të hyrave ne fillim të muajit gusht, respektivisht me datë 12 gusht janë mbledhur mbi 400 milionë euro.

“Krahasuar me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje të të hyrave, sepse në periudhën e njëjtë, të vitit 2009 Dogana kishte mbledhur 357,4 milion euro. Pra ka rritje prej 42,7 milion eurove pasi që deri tani kemi mbledhur saktësisht 400.123.658 milion”, është thënë në një komunikatë të doganave.

Arsyet e kësaj rritje, sipas zyrtarëve të Doganave janë të ndryshme duke filluar nga rritja e kontrollës së qarkullimit të mallrave në tërë territorin e Kosovës, luftimin e kontrabandës në tërë territorin, aplikimin e metodave selektive, aplikimin e riskut si dhe rritjen e kontrolleve pas importuese.

Këto të hyra paraqesin 58 për qind e planit buxhetor, prandaj deri në fund të vitit, Dogana do të mbledhim mbi 700 milionë euro për buxhetin e Kosovës. /Telegrafi/