Site icon Telegrafi

Dogana konfiskon mbi tre mijë mbathje të falsifikuara me markën “Adidas”

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar futjen e mbathjeve sportive të falsifikuara.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se gjatë kontrolleve të rregullta, Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen në treg të 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara.

“E veçanta e këtij zbulimi ishte mënyra e kamuflimit – këto produkte ishin të paraqitura si pa marka të njohura, por me pak ndërhyrje ato mund të shndërroheshin lehtësisht në kopje të brendeve origjinale, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar bizneset e ndershme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se ndaj kompanisë përgjegjëse është iniciuar procedura kundërvajtëse, ndërsa Dogana shprehet e përkushtuar në ndalimin e produkteve të rrezikshme dhe të paligjshme.

Dogana ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar të raportojnë çdo dyshim në 0800 50 095./Telegrafi/

Exit mobile version