Site icon Telegrafi

Dogana konfiskon duhan pa banderola dhe arreston një person të dyshimtë

Oficerët doganor pas një pune operative kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë një automjet të dyshimtë për kontrabandë të mallrave.

Në njoftim thuhet se pas hapjes së furgonit është vërejtur sasi e konsiderueshme e cigareve Bond, rreth 100 paketa të cilat kishin vetëm banderolë të Republikës së Maqedonisë, që nënkupton mallra të kontrabanduara.

Me urdhër të prokurorit personi që drejtonte automjetin është arrestuar.

Dogana fton të gjithë që nëse posedojnë informata mbi kontrabandën apo aktivitete ilegale të lajmërojnë këto raste në: 0800 50095. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version