Site icon Telegrafi

Dogana konfiskon detergjent të falsifikuar për rroba dhe enë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij muaji oficerët doganor kanë ndërmarr veprime në mbrojtjen e ambientit të biznesit, respektivisht në parandalimin e mallrave të falsifikuara.

Si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional gjithashtu edhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, Dogana e Kosovës ka arritur të konfiskoj produkte higjienike të falsifikuara.

“Të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallrat me markën tregtare “Ariel” në sasi prej 4000 copë si dhe mallrat me markën tregtare “Fairy””, thuhet në njoftim.

Dogana ka theksuar se mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike. /Telegrafi/

Exit mobile version