Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit janë kapur mjete monetare të padeklaruara, të cilat përmes një automjeti të udhëtarëve kanë tentuar të futen në Kosovë pa deklarim.
Në njoftimin e Doganës thuhet një automjet që vinte nga Maqedonia është sekuestruar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur në tre qese dhe pas hapjes së të njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 28,310.00 euro.
Të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit 080050095. /Telegrafi/