Gjatë dy ditëve të fundit dogana ka realizuar një aksion rreth kapjes së një sasie të duhanit e cila është e kontrabanduar nga Maqedonia. Njësitet e doganës në rrugë operative kanë arritur deri tek lokacioni i dyshuar.
Aksioni kishte për qëllim kontrollimin e një ndërtese banimi në një fshat të Komunës së Vitisë me dyshimin se në objektet përcjellëse gjendeshin mallra të kontrabanduara.
Me urdhër të gjykatës Njësitet e doganës të asistuar nga policia kanë filluar bastisje ku si rezultat i saj në këtë pronë janë gjetur sasi e konsiderueshme e duhanit, për të cilin pala nuk ka poseduar asnjë dokument.
Me urdhër të prokurorit personi i cili është gjetur në posedim të këtij mall është arrestuar, kurse tërë sasia e duhanit, saktësisht 7760 kg është konfiskuar. /Telegrafi/