Site icon Telegrafi

Dogana kalon 100 milionë euro për buxhetin e shtetit

Dogana e Kosovës sot publikon performancën financiare me rastin e tejkalimit të shifrës prej 100 milionëve të parë, të grumbulluar për buxhetin e Kosovës.

Gjatë vitit 2015 ne mblodhën 85.6 milionë euro kurse gjatë këtij viti të hyrat kanë arritur në 106.7 milionë euro që edhe paraqet një të arritur të radhës për Doganën e Kosovës.

Nëse krahasohet me vitin e kaluar rritja e të hyrave është më e lartë për 24.7 për qind apo 21,1 milionë euro. Gjithashtu me rëndësi është të theksohet se edhe parashikimi i këtij viti për muajin shkurt parashihte mbledhjen e 102.4 milionëve të hyrave kurse Dogana tejkaloj përsëri për 4.3 për qind apo afër 5 milionë më shumë.

Dogana ka arritur këtë performacë duke iu falënderuar përkushtimit të oficerëve doganorë në parandalimin e evazionit fiskal dhe luftimi të vazhdueshëm të kontrabandës dhe evazionit fiskal për Informim e Doganës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version