Site icon Telegrafi

Dogana grumbullon mbi 902 milionë euro

Dogana e Kosovës gjatë këtij viti ka arritur që të tejkalojë dhe të shënojë rekordin e ri në grumbullimin e të hyrave ku dogana ka tejkaluar për herë të parë që nga themelimi (viti 1999) shumën prej 900 milionë euro.

Në përgjithësi deri të merkurin Dogana ka grumbulluar 902,3 milionë euro apo 74.3 milionë më shumë se vitin 2014 respektivisht 9 për qind më shumë. Edhe përkundër faktit që kemi pasur ndryshime të politikave fiskale të cilat kanë ulur taksat të cilat mblidhen në kufi, performanca e Doganës ka përmirësuar të hyrat përmes uljes së kontrabandimi dhe luftimit të evazionin fiskal, shkruan Telegrafi.

“Vitit 2015 karakterizohet si viti ku Dogana e Kosovës ka filluar dhe përmbyll një mori të sistemeve, sisteme këto të cilat kanë ndikuar direkt në performancën e jashtëzakonshme të Doganës. Gjithashtu viti 2015 ka qenë viti i parë i plotë që nga reforma e ndërmarr gjatë vitit 2014 pra reformimi i Doganës ka pasur një sukses të plotë, që edhe sot dëshmohet me performancën e jashtëzakonshme”, ka njoftuar Dogana e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version