Site icon Telegrafi

Dogana grumbullon mbi 220 milionë euro

Dogana e Kosovës ka arritur të rrisë besimin e qytetarëve pasi që çdo ditë e më shumë janë duke pranuar më shumë thirrje telefonike.

“Raporti tremujor i thirrjeve telefonike për të lajmëruar kontrabandë, korrupsionin dhe evazionin fiskal tregon se ka rritje evidente në thirrjet nga ana e qytetarëve. Dogana e Kosovës kthen besimi e qytetarëve duke ngritur performacën dhe inkasimin e të hyrave, deri më sot kemi mbledhur 220.3 milionë euro që paraqet 25% më shumë se viti i kaluar që kishte 176.1 milionë euro. Në vijim tabela e lajmërimit të rasteve”, ka njoftuar Dogana, shkruan Telegrafi.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.

Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org . /Telegrafi/

Exit mobile version