Sipas një njoftimi për media të Doganës së Kosovës, ky institucion gjatë vitit 2017 ka realizuar 597 kontrolle të operatorëve të lojërave të fatit, shkruan Telegrafi.
“Në aspektin e kontrolleve, Dogana gjatë vitit 2017 ka realizuar 597 kontrolle që kanë rezultuar me afër gjysmë milion euro pajisje të konfiskuara. Gjithashtu, këto kontrolle kanë gjetur 171 bastore të cilat kanë vepruar tërësisht ilegalisht. Gjithashtu janë ndërmarr një mori aksionesh, respektivisht 38 aksione me Policinë dhe Administratën Tatimore të Kosovës për kontrollimin e këtyre pikave”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Dogana tregon se ka pranuar mbi 70 informata mbi aktivitetet e lojërave të fatit dhe për këtë falënderon të gjithë qytetarët. /Telegrafi/