Telegrafi

Dogana garanton stabilitet financiar

Ministri i Financave, Bedri Hamza e vlerësojë lartë punën e doganës dhe tha se Dogana me një staf profesional ka arritur që gjatë vitit 2011 të garantoj një stabilitet financiar si institucioni kyç në mbushjen e buxheti të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Dogana e Kosovës që të bëhet trajnimi i barabartë i të gjitha bizneseve dhe njëkohësisht kërkoi që Dogana të vazhdojë me këtë përkushtim në respektimin e ligjit, mbledhjen e të hyrave dhe gjithashtu në luftën kundër ekonomisë joformale.

Ndërsa, Drejtoi i Doganës Naim Huruglica ka treguar se gjatë pjesës së parë të vitit 2011 Dogana ka mbledhur rreth 20 për qind më shumë të hyra se sa në periudhën e njëjtë të vtiti të kaluar. “Në përgjithësi deri më tani kemi mbledhur 36 për qind të të hyrave të nevojshme kurse presim që deri në fund të muajit të arrijmë 43-44 për qind të planit vjetor prej 830 milionëve. Shprehur ne shifra dogana deri me tani ka arritur te mbledhë 300 milion euro apo 39.1 milionë euro më shumë se viti i kaluar”, deklaroi Huruglica.

Në këtë takim u diskutua edhe për planet e Doganës për gjysmën e dytë të vitit 2011 , ku drejtori Huruglica prezantoi planin e përgatitur, ku pritet angazhim edhe më i madh nga stafi i Doganës për të kontribuar në mbledhjen e të hyrave. /Telegrafi/