Site icon Telegrafi

Dogana e Maqedonisë sekuestron shtatë mijë kilogram kanabis, ngriten kallëzime penale ndaj pesë personave

Departamenti për kontroll dhe hetim në Drejtorinë doganore të Maqedonisë së Veriut, sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente kundër një personi juridik dhe katër personave fizik, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe vendosje në treg të drogave, narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “kontrabandë”.

Më 11 gusht, në njësinë doganore Gjevgjeli, gjatë një kontrolli shtesë gjatë importit, u gjet material barishtor i copëtuar, për të cilin pas testimit u konstatua prania e një përbërësi psikoaktiv, kanabis.

Me zbulimin dhe parandalimin e tentativës për kontrabandim të këtyre mallrave, siç informoi sot Drejtoria doganore, është parandaluar prodhimi dhe shitja e paautorizuar e shtatë mijë kilogramëve lule kanabis, e cila do të kapte vlerën mbi 20 milionë euro në tregun ilegal të drogës.

Exit mobile version