Telegrafi

Dogana e Maqedonisë konfiskon 141.000 euro nga një person

Gjatë një kontrolli të doganës, 141.000 euro janë zbuluar në automjetin e Maqedonisë, në pronësi të një kompanie italiane, e drejtuar nga një shtetas italian, i cili ka qenë së bashku me të atin e tij.

Në pyetjen se doganierëve se sa para kanë së bashku ata janë përgjigjur se kanë 5.000 dollarë dhe rreth 1.000 euro, por gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur 157.000 euro të paparaqitura.

Sipas Ligjit për punë devizore, personave u janë kthyer 16.000 euro dhe 5.000 euro, shumë që mund lirshëm ta mbajnë në shtet, ndërsa paratë tjera 141.000 euro janë mbajtur, ndërsa kundër vozitësit do të ngritet procedurë.

Gjatë tre javëve të kaluara, doganierët kanë zbuluar tentime për kontrabandë. Siç njoftojnë nga Doganat e Maqedonisë, 2624 copa pajisje të ndryshme elektrike dhe mjete janë zbuluar nga doganierët, gjatë kontrollit të një kamioni që ka bartur mall nga Kina. Një turbinë për kamion është zbuluar në një kamion bullgar, e drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë.

Nga Doganat njoftojnë se janë zbuluar edhe 248 copa ‘Swarovski’ në vendkalimin kufitar Ballce. Ata gjithashtu cekin se gjatë këtyre tre javëve janë është zbuluar rroba të ndryshe, telefona celularë dhe sende të ndryshme./Telegrafi/