Site icon Telegrafi

Dogana e Kosovës do të blej automjete të blinduara

Dogana e Kosovës ka paraparë që për këtë vit të investojë në pajisje të teknologjisë informative, pajisje analizuese për laboratorin doganor, sistem për konfiskimin me barkod, por edhe në automjete.

Në automjete për njësitë e DZL-së, dogana ka paraparë të investojë gjatë këtij viti 300 mijë euro. Kurse, për furnizim me automjete të reja të blinduara, do të investojë 250 mijë euro.

Dogana do të investojë edhe në sistemin për menaxhimin e përmbajtjes (Enterprise Content Management), në vlerë prej 200 mijë euro, pastaj për rregullimin e pikë kalimeve kufitare në kuadër të MIK-ut, 200 mijë euro dhe për furnizimin me pajisje të teknologjisë informative 50 mijë euro.

Krejt këto investime janë paraparë në Ligjin për Buxhet, i cili tanimë është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Dogana gjithashtu do të investojë në furnizimin e laboratorit doganor me pajisje analizuese, në vlerë prej 200 mijë eurove por edhe në sistemin për konfirmime me barkod me 50 mijë euro. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version