Njësitet e Doganës kanë realizuar sot një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ku është ndaluar autobusi i linjës Novi-Pazar.
Sipas njoftimit të Doganës, pas kontrollit detal të bagazhit dhe në pjesë të ndryshme të autobusit është gjetur mall për të cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia.
“Pas një punë operative njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Në stacionin e autobusëve në Prishtine është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar – Prishtinë të një kompanie. Pas kontrollit detal të bagazhit dhe në pjesë të ndryshme të autobusit është gjetur mall për të cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia. Malli i sekuestruar është si me poshtë:
Tekstil origjina Serbi
Material higjenik origjina Serbi
Nargile origjina Turqi
I gjithë malli është sekuestruar dhe ndaj të dyshuarve ka filluar procedura kundervajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës./Telegrafi/