Telegrafi

​Dogana e Kosovës rrit të hyrat 11 për qind

Dogana ka rritur të hyrat për buxhetin e Kosovës prej 11 për qind në krahasim me periudhën paraprake.

Për herë të parë që nga themelimi i doganës janë grumbulluar rreth 170 milionë euro në fillim të muajit mars.

Krahasimi me vitin 2019 tregon se qartazi se trendi i të hyrave është në rritje, gjatë vitit të kaluar dogana kishte mbledhë rreth 150 milionë euro derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë janë mbledhur rreth 170 milionë ose 20 milionë euro më shumë.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabanda, të vetëdijshëm se vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.