Dogana e Kosovës njofton të gjitha subjektet si ato importuese, eksportuese, transportuesit e mallrave, agjentët doganor dhe palët tjera qëzhvillojnë aktivitetet në tregtinë ndërkombëtare se më datë 15 shkurt 2018 duke filluar nga ora 18:00, Dogana e Kosovës ka planifikuar të filloj me zbatimin e versionit të ri të sistemit ASYCUDA World (AW). Versioni i ri që do të instalohet ofron mundësi më të mëdha në procedurat doganore, lehtësira si dhe siguri në procedura doganore.
“Për të përditësuar këtë sistemim duhet të ndërpritet sistemi aktual dhe koha e nevojshme për të kaluar në versionin e ri është rreth gjashtë (6) orë, prandaj është planifikuar qëme datën 15 shkurt 2018,duke filluar nga ora 18:00-24:00 të kalohet në versionin e ri të sistemit ASYCUDA (AW). Gjatë kësaj kohe, sistemi AW nuk do të jetë i qasshëm dhe nuk mund të zhvillohen procedura doganore me qëllim që të minimizohen problemet eventuale nëqarkullimin e mallrave ne vendkalimet kufitare të cilat mund të dalin nga ndryshimi i versionit gjatë kësaj periudhe kohore, kërkohen një bashkëpunim dhe mirëkuptim nga te gjitha palët në procedura doganore”, njofton Dogana, përcjell Telegrafi.
Gjate kësaj kohe prej gjashte orëve mund të ketë vonesa në vendkalime kufitar dhe pritje më të gjata,prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vonese eventuale gjate kësaj kohe. /Telegrafi/