Njësitet e Doganës mbrëmë gjatë patrullimit në rrugët e fshatit Pozharan të Vitisë, kanë ndaluar për një kontroll rutinore një kombi me tabela të Kosovës, ku edhe janë gjetur afër 2000 litra vaj motorik.
Pasi që drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumentacion përkatës për mallin e ngarkuar, Dogana njofton nëpërmjet një komunikate, se shoferi së bashku me kombin u dërguan në terminalin doganor. Kontrolli detal ka treguar që në kombi gjendeshin përveç vajit motorik edhe bidonë për paketim të tij në sasi më të vogla.
“Vaj motorik SN350 në bure, 3720 cope bidonë plastike te zbrazëta 1 litërshe për paketim te vajit, 2 thasë me rreth 60kg kapakë të bidonëve. Pas përfundimit të procedurave është lëshuar vendimi mbi konfiskimin e mallrave dhe kombit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/