Telegrafi

​Dogana e Kosovës kërkon nga mërgimtarët që ta raportojnë korrupsionin

Dogana e Kosovës, ka kërkuar publikisht nga mërgimtarët që të raportojnë korrupsionin dhe kontrabandën.

“Dogana e Kosovës duke ju uruar mirëseardhje mërgimtarëve ka kërkuar nga ta që të raportojnë nëse hasin në korrupsion, kontrabandë ose parregullsi. Mërgimtarët këtë mund ta bëjnë nëpërmjet aplikacionit e-Dogana ose duke thirrur pa pagesë në numrin: 0800 50095“, thuhet në njoftimin nga dogana.