Dogana e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e oficerëve doganor.
Siç thuhet në njoftim, vende të lira pune janë 115, transmeton Telegrafi.
Qytetarët që duan të aplikojnë për pozitën oficer, duhet plotësuar disa kritere, ku njëri nga kriteret e përcaktuara është edhe mosha. Pika 3 tek kriteret e paraqitura thotë se aplikuesi duhet të jetë i moshës 18 deri në 30 vjeç, transmeton Telegrafi.
Por, ky kriter i kërkuar nga Dogana e Kosovës ka nxitur pakënaqësi të shumta tek qytetarët.
Në faqen zyrtare të Doganës së Kosovës në Facebook, komentuesit kanë deklaruar se mosha e kërkuar paraqit diskriminim, pasi mbi 30 vjeç nuk lejohen aplikimet.
“Diskriminim në bazë të moshes”, “Pse deri në 30 vjeç, këta mbi 30 vjeç nuk munden me punu a?”, “Kriteri i moshës plotësisht i gabuar”, janë disa nga komentet që kanë bërë qytetarët, mbi konkursin e paraqitur nga Dogana e Kosovës.
Ndryshe, konkursi i rekrutimit për oficerë doganor do të jetë i hapur prej 07.03.2024 deri më 22.03.2024.
Detajet tjera mbi konkursin mund t’i gjeni duke klikuar KËTU, ndërsa aplikimin mund ta bëni duke klikuar KËTU./Telegrafi/