Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një aksioni të organizuar me qëllim të parandalimit të kontrabandës me duhan kanë arritur të kapin sasi të konsiderueshme të këtij produkti.
Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative mbrëmë rreth orës 20:30 në rajonin e Podujevës ekipet e Doganës kane ndaluar një kamionë që transporton kafshë dhe e cila tentonte të dilte nga territori i Kosovës në pikë-kalimin kufitar të Merdares.
Pas kontrollit janë gjetur 480 mijë copë cigare “Chesterfield” dhe 20 mijë copë cigare “Pall Mall” që të gjitha me banderola të Maqedonise, total 50 pako të mëdha.
Pas gjetjes së kësaj sasie në konsultimin me prokurorin kompetent malli është sekuestruar ndërsa i dyshimti është intervistuar dhe dërguar në paraburgim. Ndaj të dyshimtit është proceduar kallëzimi penal për shmangie të pagesës se taksave rreth 30 mijë mijë euro. /Telegrafi/