Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Lulzim Rafuna ka takuar gjatë ditës së sotme drejtoreshën e përgjithshme të Doganës së Maqedonisë, Natasha Radeska Krstevska.
Në këtë takim sipas një njoftimi për media, është diskutuar rreth angazhimit të dy administratave për avancimin e shkëmbimin të të dhënave përmes sistemit elektronik, me qëllim të luftimit të evazionit fiskal dhe kontrabandës, si dhe krijimin e lehtësirave të mëtejme në qarkullimin e mallrave në mes të dyja vendeve.
Po ashtu është bërë një vlerësim i implementimit të marrëveshjeve aktuale të lidhura mes shtetit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë, ku thuhet se nuk ka mbetur asnjë çështje e hapur në funksionin e Doganave të të dy shteteve.
Të dy drejtorët arritën në konkluzion që të vazhdohet puna e përbashkët ekipore në nivel operativ ashtu që të ndihmohet biznesi në lehtësimin e qarkullimit të mallrave në mes të dy vendeve dhe njëkohësisht të shkëmbejmë edhe më tej përvojat e dyanshme.
Takimi në mes drejtorëve është zhvilluar në Shkup