Telegrafi

Dogana e Kosovës bëhet me automjet me rreze rëntgen

Tina Kaidanow do të dhurojë pajisjen për inspektim, dy aparate statike dhe një mobile-automjet me rreze të rëntgenit.

Në ceremoni do të jenë prezent ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ahmet Shala, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, dhe zyrtarë të tjerë. Vlera e donacionit është mbi 1 milion e 100 mijë dollarë amerikanë.