Site icon Telegrafi

Dogana e Hungarisë zbulon 23 kilogramë marihuanë brenda specave turshi në autobusin nga Kosova

Ilustrim

Dogana e Hungarisë ka zbuluar brenda një autobusi nga Kosova 23 kilogramë marihuanë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Dogana e këtij vendi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Sipas njoftimit, sasia e këtyre bimëve narkotike ishte fshehur brenda disa thasëve kinse të mbushur me speca turshi me vlerë rreth 160 mijë euro.

Në autobusin nga Kosova ndodheshin dy shoferë dhe 24 pasagjerë.

“Personeli ynë ka gjetur më shumë se 23 kilogramë marihuanë, deri sa po kontrollonte autobusin nga Kosova në Röszke. Dy shoferët dhe 24 pasagjerët nuk deklaruan mallra e tyre doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës së Hungarisë. /Telegrafi/

Exit mobile version