Telegrafi

Dogana e ATK-ja mbledhin 226 milionë euro

Pavarësisht se kanë kaluar planet e parapara për mbledhjen e të hyrave Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), kanë sfida në pjesën veriore të vendit, ku ende vazhdon të ketë kontrabandë.

Për te muaj Doganat kanë mbledhur 150.5 milionë euro me një rritje prej 24 për qind, apo 30 milionë euro më shumë.

Drejtori i Doganave të Kosovë Anim Huruglica tha se trendët janë pozitive dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm do t’i tejkalojnë parashikimet. Ai po ashtu bëri të ditur se edhe eksporti e importi kanë shënuar rritje.

Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti tha se ata kanë mbledhur 62. 6 milionë euro gjatë kësaj periudhe me një rritje prej 33 për qind se vitin e kalua. ATK gjatë kësaj përiudhe ka inkasuar edhe 13 milionë euro kontribute pensionale, në total për tre muaj ka inkasuar 75.6 milionë euro.

Por problem vazhdon të mbetet veriu i vendit, ku gjatë një viti buxhetit të Kosovës i kushton me humbjen e 25 deri në 30 milionë euro nga kontrabanda atje. /Telegrafi/