Justin Doellman është i lumtur që do të ndihmojë Kosovën në garat kualifikuese për EuroBasket 2017.
“Jam i lumtur dhe krenar që do ta ndihmoj Kosovën…Do të jetë shumë interesant. Besoj se do të kemi paraqitje të mira dhe pse jo të bëjmë ndonjë befasi”, ka thënë basketbollisti i Barcelonës në konferencën për media.
Kosova është pjesë e Grupit E bashkë me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.