Site icon Telegrafi

Dodovska: LSDM-ja dëshiron të vijë në pushtet në mënyrë joligjore

Profesoresha univerzitare, Ivanka Dodovska, në një intervistë për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, ka thënë se LSDM-ja dëshiron të vijë në pushtet përmes rrugëve joligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është evidente se lidershipi që e ka LSDM-ja, nuk mundet dhe nuk duhet të përdorë asnjë rrugë ligjore për të ardhur në pushtet. Ky skenar do të zgjat shumë, gjithë situata është e shkaktuar që Zaev të vijë në psuhtet”, tha Dodovska.

Dodovska tha se Zaev ka humbur zgjedhjet, mirëpo me shpalljen e fitores ai ka bërë presion ndaj KSHZ-së./Telegrafi/

Exit mobile version