Site icon Telegrafi

“Dodona”, me premierën e re – “#2015” (Video)

Berisha tha se kjo është hera e parë që punon me një kastë komplet të përbërë nga studentë, të cilët edhe do të diplomojnë me këtë shfaqje. Megjithatë, ai shtoi më tej se është mjaftë i kënaqur me punën e tyre.

Në shfaqje luajnë: Bashkim, Edon Berveniku, Fatlume Bunjaku, Rifat Smani dhe Ema Uka. Kjo e fundit, e cila luan rolin e Valerisë, u shpreh të jetë e kënaqur me mbarëvatjetjen e procesit, edhe pse sipas saj ishte diçka ndryshe dhe e re.

Shfaqja do të jepet premierë më 25 dhjetor, në ora 19:30. Repriza e parë do të jepet të nesërmen, më 26 dhjetor, në ora 19:30. /Tribuna Channel/

Exit mobile version