Telegrafi

“Dodona” bëhet edhe me një Këshill të ri Drejtues

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot është emëruar Këshilli i ri drejtues i teatrit “Dodona” në Prishtinë.

Sipas njoftimi për media, Këshilli drejtues përbëhet nga dramaturgia Doruntina Basha, aktori Enver Petrovci, regjisorja Hana Qena, regjisori Kushtrim Koliqi, si dhe përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, Bekim Sele.