Telegrafi

Dodiku e shan me nënë drejtorin e televizionit (Video)

Në publik ka rrjedhur edhe një shpërthim i vrazhdë i Presidentit të Republika Srpskas, Milorad Dodik. Gazeta Kurir në portalin e saj ka botuar incizimin në të cilin Dodiku e shanë dhe kërcënon Vlada Trisicin, drejtorin e televizionit boshnjak BN. Shkas thuhet se është raporti për pasurinë e Dodikut, gjë e cila këtij të fundit nuk i ka pëlqyer.

Në incizim, në gjuhën serbe Dodiku i thotë Trisicit se deri tash e ka respektuar duke menduar se është korrent, por tash do “t’ia q… n…”!

"Televizioni BN ka transmetuar lajmin që e kanë publikuar mediat tjera për pronën e Milorad Dodikut. E kemi thirr që të jap deklaratë dhe gjithë këtë e kemi transmetuar në Dnevnik (edicionin e lajmeve – v.j.). Të nesërmen ka pasur telefonata me shumë fyerje dhe kërcënime”, thotë Trisic.

Dodik në lidhje me këtë ka deklaruar se në komunikim nuk kishte fyerje.

"Ishte shaka e vogël, sepse askënd nuk e kam fyer. Nëse dikush e keqpërdorë profesionin e tij, kjo flet vetëm për të”, ka thënë Dodiku. /Telegrafi/