Site icon Telegrafi

Dodik u largua nga ceremonia gjatë parakalimit të sportistëve të Kosovës në ‘Minsk 2019’

(Foto: Facebook/Kosovo National Olympic Committee)

Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, ishte i pranishëm në ceremoninë hapëse të Lojërave të dyta Evropiane ‘Minsk 2019’.

Ai e ka përcjellë manifestimin sportiv nga rendi i parë së bashku me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, kryeministrin e Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, presidentin e Moldavisë, Igor Dodon dhe zyrtarë tjerë të lartë.

Mirëpo, në momentin e parakalimit të sportistëve nga Kosova, ai është larguar në shenjë proteste për të mos i përshëndetur sportistët që bartnin flamurin tonë dhe që e përfaqësojnë vendin në ‘Minsk 2019’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Minsk 2019

Radiosarajevo.ba e ka quajtur ‘incident’ veprimin e tij, ndërsa blic.rs ka thënë se Dodik nuk deshi t’i përshëndeste sportistët e Kosovës.

Para hapjes së Lojërave të dyta Evropiane, Dodik së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vucic, ishte prezent në një darkë të organizuar nga presidenti i vendit nikoqir, Alexander Lukashenko. /Telegrafi/

Exit mobile version