Telegrafi

Dodik shkoi të vizitonte disa fëmijë, ata bërtitën “Ku je hajdut?” – ai tentoi të ‘zhdukte’ pamjet, por ishte vonë!

Sinqeriteti dhe spontaniteti i fëmijëve janë një mrekulli e natyrës.

Madje fëmijët e vegjël zakonisht flasin shkurt dhe qartë dhe nuk e kanë problem “t’ju hedhin në fytyrë” gjithçka që mendojnë.

Për këtë u bind edhe Milorad Dodik, presidenti i etnitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, i cili vizitoi një kopsht fëmijësh me shoqen e tij besnike Zheljka Cvijanoviq, përndryshe anëtare e presidencës shtetërore.

Dhe kur ngjarja ishte planifikuar si “një reklamë politike” e projektuar me kujdes, u kthye në një debakël.

Si pasojë, edhe pamjet u larguan shpejt nga faqja zyrtare e Milorad Dodik.

https://www.youtube.com/watch?v=X23-CB0BL4U&t=1s

Domethënë, në momentin kur Dodik iu afrohet fëmijëve, njëri prej tyre pyet – dhe e përsërit vazhdimisht – “ku je hajdut, ku je hajdut”.

Dodik buzëqeshi i shqetësuar dhe Cvijanoviq u kap nga paniku dhe u përpoq ta largonte vëmendjen duke i pyetur fëmijët: “A jeni regjistruar në fakultet? Është herët, apo jo?”.

Ndoshta kjo do të shmangej për publikun, por jo, pasi që gjithçka është regjistruar dhe transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale. /Telegrafi/